lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Deklarata e Kongresit tė II-tė

LSHB

DEKLARATA E KONGRESIT TĖ II-tė


Ne, delegatėt e Kongesit tė Dytė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, tė mbledhur nė Tiranė mė 27 Tetor 2007, i cili shqyrton zhvillimet nė hapėsirėn shqiptare, veēanėrisht nė Kosovė dhe nė lidhje me to, bėmė disa konstatime dhe morrėm disa qėndrime tė formuluara si mė poshtė nė kėtė

D E K L A R A T Ė

1.
Nė fokus tė shqyrtimeve tona qė statusi i kombit shqiptar dhe nė lidhje me tė vlerėsuam se pėrkundėr zhvillimeve evoluese tė dekadės sė fundit, veēanėrisht nė Kosovė, ēėshtja shqiptare nuk ėshtė zgjedhur, as nė segmenet e veēuara dhe as nė tėrėsinė e saj. Njėkohėsisht, vlerėsuam se janė shumė tė ndėrvarura dhe tė ndėrkushtėzuara zhvillimet politike nė hapėsirėn shqiptare dhe se ende janė shumė tė ndėrlikueshme proceset nė tė.

2.
Duke iu kthyer historisė sė ēėshtjes shqiptare, nė masėn sa duhej nė kėtė rast, gjykuam se Evropa cėnoi rėndė tėrėsinė e tokave shqiptare dhe bėri pėrpjekje qė atė ta fshijė nga harta gjeografike e saj.

3.
Duke u angazhuar pėr njė mobilizim dhe konsolidim tė brendshėm kombėtar, shtruam nevojėn e ndėrgjegjėsimit tonė qė tė veprojmė si njė popull dhe si njė komb politik dhe qė ēėshtjen tonė nė tė ardhmen ta kundrojmė dhe ta shtrojmė si njė dhe tė bashkuar dhe qė, pavarėsisht ndarjeve, tė fillojmė tė funksionojmė si njė tėrėsi kombėtare, duke patur parasysh se hapėsira jonė etnike ėshtė njė tėrėsi kombėtare, historike, gjeografike, gjuhėsore, kulturore, ekonomike e politike. Neve na duhen veprime dhe funksionimi si njė tėrėsi kombėtare me qėllim tė mbrojtjes dhe tė ruajtjes sė substancės kombėtare dhe tė mbrojtjes nga cungimi i mundshėm i identitetit tonė kombėtar.

4.
Ne, delegatėt e Kongresit tė Dytė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, mbėshtetėm fuqishėm projektin e pavarėsisė sė Kosovės, por jo si zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes sonė, por si njė udhė kaluese nga zgjidhja e tėrėsishme e saj, tė cilėn e konsiderojmė si njė proces, i cili as nuk mund tė ndalet dhe as tė ndalohet, qoftė edhe me qėndrimet politike tė qendrave ndėrkombėtare tė vendimmarrjes pėr mosbashkimin e popujve dhe tė pjesėve tė tij tė cilat nuk mund t’i qėndrojnė kohės.

5.
Duke ēmuar lart angazhimin e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-sė pėr ēėshtjen e Kosovės, gjykuar se ėshtė kohė e fundit qė fatet tona t’i marrim nė duart tona dhe ato t’i vendosim nė pėrputhje me parimin e vetėvendosjes, tė pronocuar edhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare, e drejtė kjo qė na takon edhe si e drejtė kombėtare, edhe si e drejtė historike e njė populli dhe kombi qė jeton nė njė hapėsirė tė pandėrprerė territoriale tė individualizuar.

6.
Kėrkuam prej institucioneve shtetėrore tė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe subjektit politik shqiptar nė Maqedoni, nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi dhe nė Ēamėri qė tė paraqitet me njė zė tė unifikuar, me qė kemi para vetes shumė detyra, pėr tė cilat duhet t’i pėrcaktojmė edhe rendin, edhe procedurat, edhe bartėsit, edhe afatet pėr pėrmbushjen e tyre. Kėrkuam prej tyre qė tė mos miratojmė kėrkesa pėr sakrifikimin e interesit kombėtar pėr hir tė njėfarė qetėsie nė Ballkan, tė ndėrgjegjshėm se shqiptarėt kanė shtetin e tyre qė pėrfshin mė pakė se gjysmėn e popullsisė shqiptare dhe se ato duhet tė angazhohen qė tė pėrmirėsojnė statusin kombėtar tė shqiptarėve kudo qė ata janė tė vendosur dhe jetojnė nė kuadėr tė shteteve tė tjera.

7.
Lidhja Shqiptare nė Botė mori pėrsipėr qė duke u angazhuar shumė mė tepėr se nė periudhėn e deritashme tė vazhdojė tė sensibilizojė ēėshtjen shqiptare, tė lobojė pėr tė, duke e plasuar nėpėr botė tė vėrtetėn pėr shqiptarėt nė tė kaluarėn, nė tė tashmen dhe pretendimet e tyre pėr tė ardhmen qė nuk mėtojnė tė shpėrthejnė hapėsirėn e tyre etnike, por qė fatet e veta t’i realizojnė brenda saj tė bashkuar.

Tiranė, 27 Tetor 2007 Lidhja Shqiptare nė Botė
Delegatėt e Kongresit tė Dytė

















LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü