lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Statusi i kombit shqiptar

LSHB

STATUSI I KOMBIT SHQIPTAR SOT

LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ
KONGRESI I DYTE I LIDHJES SHQIPTARE NE BOTE
Tirane, 27 Tetor 2007

R E F E R A T
Akademik Esat Stavileci
“STATUSI I KOMBIT SHQIPTAR SOT”

Shtruarja e temės


Kėsaj rradhe nuk ėshtė tema qė pėrzgjodhi kohėn, por e kundėrta, koha qė e pėrzgjodhi temėn. Tema ėshtė mjaft serioze qė t’i qasėsh nė “mėnyrė relaksuese”; ėshtė mjaft tensionuese qė t’i qasėsh nė “mėnyrė krejt tė qetė”; ėshtė mjaft e ngrohtė qė t’i qasėsh nė “mėnyrė krejtėsisht tė ftohtė”.
Gjendja nė tė cilėn ndodhet sot ēėshtja shqiptare pėrgjithėsisht, 95 vjet pas Pavarėsisė sė Shqipėrisė, kėrkon njė shqyrtim tė veēantė: mė shumė politik, se historik; mė shumė meditues, se verbalizues; mė shumė kritikė, se oportunizues, sepse :

  • edhe 95 vjet prej Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėrkundėr zhvillimeve, veēanėrisht nė disa segmente tė veēuara tė saj, siq ėshtė rasti me Kosovėn, ēėshtja shqiptare vazhdon tė jetė ende me ca tė panjohura;
  • edhe 95 vjet prej Pavarėsisė sė Shqipėrisė, shqiptarėt ende jetojnė tė pjesėtuar pėr gjashtė;
  • edhe 95 vjet prej Pavarėsisė sė Shqipėrisė, shqiptarėve ende u mungon njė strategji kombėtare se si t’i qasėn realizimit tė objektivave tė tyre kombėtare;
  • edhe 95 vjet prej Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ēėshtja shqiptare ende nuk kundrohet dhe nuk shtrohet si njė dhe e bashkuar,


prandaj ende kemi:

  • njė Shqipėri kombėtarisht tė cunguar;
  • njė Kosovė, pa status tė pėrkufizuar dhe njė pjesė tė saj pėrfundimisht tė paēliruar;
  • njė Kosovė Lindore, nga tė huajt tė sunduar;
  • njė entitet shqiptar nė Maqedoni, tė pabashkuar;
  • njė komunitet shqiptar nė Mal tė Zi, kombėtarisht tė paemancipuar;
  • njė Ēamėri, pothuajse tė harruar;
  • shqiptarėt nė Turqi, gati tė asimiluar;
  • njė mėrgatė shqiptare, partiakisht gati tė shpartalluar;
  • njė diplomaci shqiptare, ende tė paunifikuar;
  • njė politikė kombėtare, ende tė paformėsuar.


Thelbi i fjalės sime nuk ėshtė shprehja e skepticizmit ose mbjellja e mosbesimit pėr tė ardhmen e shqiptarėve, sepse po tė thuhej fjala e fundit, e para, nė tė ardhmen mė tė afėrt ose mė tė largėt, Ballkanin do ta dominojnė shqiptarėt, por mobilizimi pėr ti bėrė realitet objektivat tona, pėr t’i shfrytėzuar rrethanat e kohės nė tė cilėn po vendoset pėr fatet e popujve.


Cfarė duhet tė kemi parasysh ?

E para, se pėrkundėr zhvillimeve evoluese tė dekadės sė fundit, veēanėrisht nė Kosovė kur ēėshtja e saj u shtrua nė njė dritė tė re, me njė perspektivė tė re dhe premtuese, ēėshtja shqiptare ende nuk ėshtė zgjidhur, as nė segmentet e veēuara, dhe as nė tėrėsinė e saj.

E dyta, se janė shumė tė ndėrvarura dhe tė ndėrkushtėzuara zhvillimet politike nė hapėsirėn shqiptare qė, shprehur figurativisht, do tė duhej tė kuptohej se : pa qenė mirė nė Shqipėri, nuk do tė bėhet mirė nė Kosovė; pa qenė mirė nė Kosovė, nuk do tė jetė mirė me shqiptarėt nė hapėsirėn tjetėr shqiptare.

E treta, se janė shumė tė ndėrlikueshme proceset politike qė po zhvillohen nė hapėsirėn shqiptare, se janė shumė tė ndėrlikueshme shkaqet qė po shkaktojnė ato procese dhe se janė shumė tė ndėrlikueshme veprimet qė duhen tė ndėrmirren pėr krijimin e kushteve pėr t’u bashkuar nė njė zė : si njė popull dhe si njė komb, nė kohėn kur, ē’ ėshtė e vėrteta, nga njėra anė, po rritemi si popull, e nga ana tjetėr, ende po na kėrcėnon rreziku qė tė tkurremi si komb.

Njė histori e shkurtėr

Nėse do tė pėrmblidhej, qoftė edhe me njė fjali tė vetme, e kaluara jonė e hidhur, do tė mund tė nxirrej pėrfundimi vėrtet i parrėzueshėm se Evropa cėnoi rėndė tėrėsinė tonė territoriale, dhe bėri pėrpjekje qė tė na shlyejė nga harta gjeopolitike e saj.

Pėrfundimi i dytė, gjithashtu i parrėzueshėm, qė do tė mund tė nxirrej nė lidhje me pushtimin e tokave tona nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ėshtė se as Serbia, as Mali i Zi dhe as Greqia “nuk kishin mbėshtetje historike pėr tė pėrligjur lakmitė e veta ndaj trojeve shqiptare”.
Copėtimi i trojeve shqiptare dhe aneksimi i mė tepėr se gjysmės sė tyre ndodhi nga ana e monarkive fqinje. Serbia qe e para qė bėri pastrimin etnik qė nė luftėn ruso-turke(1877-78), ndėrsa pas Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr(1913), qeveritė e Beogradit, Cetinės dhe Athinės, filluan dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre etnike dhe i dėrguan tė mėrgonin nė Turqi, sa mė larg prej kufijve tė tyre.
Edhe pas vitit 1918, Jugosllavia vazhdoi pėr dekada, fushatėn e dėbimit tė shqiptarėve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Edhe pse gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, prej aleatėve tė mėdhenj shqiptarėve iu premtua respektimi i parimit tė vetėvendosjes, procedurat ndodhen ndryshe. Kthimi i shkurtėr nė histori ėshtė nė tė vėrtetė, njė thirrje qė “ t’i kthehemi vetės sonė dhe pėrgjegjėsive tona, nė mėnyrė qė tė nxjerrim mėsim nga e kaluara, qė tė mos pėsojmė nė tė ardhmen si komb”.

Ēfarė nuk kemi mėsuar nga e kaluara ?

Nga e kaluara jonė e hidhur nuk kemi nxjerr mėsim qė sot tė ndėrgjegjėsohemi qė, jo vetėm tė mendojmė, por edhe tė shprehemi dhe tė veprojmė, si njė popull dhe si njė komb politikė. Nė fjalėt dhe nė fjalimet tona ende ka shumė porosi folklorike , pa vra mendjen se: po tė bėhej me sharki a me ēifteli, ne shqiptarėt tė parėt nė Hėnė do tė kishim mbėrri!
Mirėpo,duhet tė pushojmė ta fajėsojmė historinė dhe Evropėn pėr padrejtėsitė ndaj nesh, sepse ato janė tė pakontestueshme. Neve na duhet konsolidimi kombėtar pikėrisht qė tė mos na pėrsėritet e kaluara. Na duhen qėndrime tė pėrbashkėta pėr ēėshtje tė pėrbashkėta. Ne, sikur, ende nuk e ndiejmė nevojėn qė tė funksionojmė si njė tėrėsi kombėtare. Prandaj, energjinė tonė krijuese do tė duhej ta shpenzonim dhe ta shteronim nė rrafshin kombėtar, nė projekte kombėtare.

Kosova

Nuk ka dyshim se bėrja e shtetit tė Kosovės paraqet projektin kombėtar mė serioz tė shqiptarėve sot. Me gjithė deklarimet se ēėshtja e Kosovės, sikur “ka marrė fizionominė e njė ēėshtjeje tė zgjidhur”, ajo ende “mbėshitillet me njė mjegullnajė diplomatike” nė lidhje me sanksionimin e statusit tė saj politik-juridik dhe ndėrkombėtar.
Nė kėtė “mjegullnajė”, nxiten ndjenja tė skajshme: nė njėrėn anė, optimizėm i pamatur dhe, nė anėn tjetėr, pesimizėm i kulmuar. Qė tė dyja ndjenjat mund tė prodhojnė pasojat e veta. Optimizmi i pamatur “mund tė ēojė nė shkujdesje tė tepruar, ndėrsa shkujdesja e tepruar nė ē’mobilizim tė energjive”. Pesimizmi i kulmuar “mund tė ēojė nė veprime tė papėrmbajtura dhe tė pakontrolluara”.
Tri aftėsi na kanė munguar dhe, pėr rrjedhojė, ato kanė prodhuar ato ndjenja tė skajshme:

Sė pari, aftėsia pėr ta kuptuar realitetin ashtu siē ėshtė ai dhe pėr tė ndėrtuar njė qėndrim ndaj tij.

Sė dyti, aftėsia pėr ta vlerėsuar objektivisht forcėn tonė pėr t’i bėrė realitet objektivat tona.

E treta, aftėsia pėr tė kuptuar se cilat forca jasht nesh, sinqerisht, pėrkrahin dhe mbėshtesin realizmin e objektivave tona.

Sikur tė mos na mungonin kėto tri aftėsi, do tė kishim mund shumė mė heret se sot, tė nxjerrnim disa pėrfundime nė lidhje me ēėshtjen ende tė hapur tė Kosovės:
E para, se nė konfliktet etnike pėrgjithėsisht, “vėshtirė gjendet njė zgjidhje ideale qė do tė miratohej nga tė dyja anėt, ose qė, do tė kėnaqte secilėn prej tyre veē e veē”.

E dyta, se nė rast tė moszgjidhjes sė konfliktit, ”do tė mund tė kėrcėnohet rreziku i pėrjetėsimit tė tij”.

E treta, se “kapacitetet (ende) tė ulta tė shqiptarėve qė pa ndihmėn e ndėrkombėtarėve t’ a mbyllin kapitullin e Kosovės” me realizimin e vullnetit tė popullit, “nuk do tė mund tė ofronin garanci tė mėdha”.

Kosova ėshtė “nė pritje tė njė statusi” i cili do ta shpjerė nė tė ardhmen e pretenduar tė, megjithėse , nuk do ta dėrgojė “nė stacionin e fundit”. Mė shumė se “zgjidhja e plotė” dhe “statusi pėrfundimtar”, nė horizont shihen zgjidhja e parrumbullakuar dhe statusi kalimtar.
Se vėrtetė do tė ndodhė kėshtu, paralajmėrohej nė raportin e ambasadorit Kai Eide, nė vitin 2005:

njė, se “Ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet ndryshe” nga ajo e ish-republikave tė Jugosllavisė qė do tė thoshte se Kosova do tė privohet nga e drejta pėr tė vendosur vetė pėr tė ardhmen e vet, dhe

dy, se serbėt e Kosovės nė veriun e saj “do tė gėzojnė njė autonomi tė gjerė”.

Prandaj, Kosovės iu imponua qė tė hyjė nė negociata me Serbinė; prandaj prej Kosovės u kėrkua qė, paraprakisht, tė miratojė projektin e decentralizimit, po sikurse edhe planin pėr tė ashtuquajturėn “trashėgimi serbe” dhe kornizat e legjislacionit mbi tė drejtat politike tė pakicės serbe qė u detajizuan nė Planin e Ahtisaarit.

Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė quhej “e rrumbullakuar” nėse ajo nuk do tė shoqėrohej me njohjen e plotė tė subjektivitetit politik- juridik dhe ndėrkombėtar tė saj. Statusi politik i Kosovės nuk do tė mund tė quhej “pėrfundimtar” nėse nė Kosovė do tė vazhdojė tė ketė njė prani tė fuqishme, jo vetėm ushtarake, por edhe ndėrkombėtare civile dhe nėse veriu i Kosovės do tė ketė njė status tė veēantė,etj. Megjithatė, njė fakt ėshtė shumė domethėnės. Nėse eventualisht do tė pavarėsohej, siq janė paralajmėrimet me shpallje tė saj nga ana e Kuvendit, Kosova do tė dalė nga njė “marrėdhėnie e dominimit”, pra e tė qenit e dominuar prej Serbisė.
Mirėpo, pėrkundėr shpalljes eventuale tė pavarėsisė, e ardhmja e Kosovės do tė vazhdojė tė jetė njė proces qė do tė synojė njė kontratualitet me OKB-nė, me BE-nė dhe me NATO-n.
Ēėshtje mbi ēėshtjet do tė jetė sovraniteti qė, sipas fjalorit tė sė drejtės ndėrkombėtare, paraqet njė cilėsi tė subjektit tė sė drejtės ndėrkombėtare mbi bazėn e sė cilės cilėsi e ka pushtetin, ėshtė i pavarur nga ēdo pushtet tjetėr dhe e ka pushtetin mė tė lartė.
Edhe pse as sovraniteti dhe as pavarėsia nuk janė absolutisht tė pakufizueshme, nė shembullin e Kosovės, qoftė pėr shkak tė pranisė ndėrkombėtare, qoftė pėr shkak tė pamundėsisė sė shtrirjes sė qeverisjes nė gjithė territorin, kufizimet e sovranitetit dhe tė pavarėsisė sė Kosovės si shtet, do ta bėjnė tė invalidushėm atė, pa mundėsi tė shprehjes sė tij nė kuptimin e plotė, as politkė dhe as gjeografik.
Arsyet pėr njė prani relativisht tė theksuar tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė janė nga mė tė ndryshmet, prej vlerėsimit tė saj pėr kapacitetin ende tė ulėt tė institucioneve tė Kosovės pėr ta administruar plotėsisht vendin, nėpėrmjet tė ndjenjės qė, pothuajse ėshtė shndėrruar nė qėndrim tė saj, pėr shkallėn e lartė tė mosbesimit ndėrmjet shqiptarėve e serbėve, deri te njėfarė marrėveshje, tė pashkruar, pėr kufizimin e sovranitetit dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.
Pėrkundėr hapjes sė perspektivave pėr njė tė ardhme tė Kosovės, mund tė ngritėn, edhe me kėtė rast, mė sė paku, dy shqetėsime.

Njė, mundėsia e pėrsėritjes sė UNMIK-ut, nėpėrmjet tė BE-sė qė, nė njėfarė mėnyre do tė nėnkuptonte edhe “pėrsėritjen e Bosnjės nė Kosovė”. Nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė krijohej njė mentalitet i ri vartėsie nė Kosovė.

Dy, mundėsia e izolimit tė territoreve ku jetojnė serbėt, me pasojė prishjen e kompaktėsisė territoriale deri te defunksionalizimi i institucioneve tė Kosovės nė njė pjesė tė territorit tė saj.

Qė tė dyja kėto gjendje do tė mund tė kėrcėnonin me rrezikun e invalidimit tė statusit tė ri politik qė po mėtohet tė vendoset nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Ndėrsa, shqetėsim nė vete sot paraqet vendimi : tė shpallėsh apo jo pavarėsinė, pa pėlqimin e qendrave ndėrkombėtare tė vendimmarrjes.
Kėshilla jonė ėshtė: asnjė shtet nuk ka ekzistuar para se tė formohej.
Kosovės pėr qeverisje tė plotė i duhet sovranitet dhe pavarėsi e pacunguar.
Ekzistojnė, mė sė paku, katėr grupe shkaqesh qė favorizojnė pavarėsinė e Kosovės dhe mbi tė cilat do tė duhej tė mirrej vendimi pėr sovranitetin dhe pavarėsinė e plotė tė Kosovės.

Sė pari, meqė Kosova ėshtė aneksuar nga Serbia nė udhė jolegjitime, pavarėsia e Kosovės, nė asnjė mėnyrė, nuk mund tė jetė nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar. Ē’ ėshtė e vėrteta, pavarėsia e Kosovės, pėrpara se tė kualifikohej si “njė rast klasik i secesionit tė njė pjese tė njė shteti sovran”, siē shprehen serbėt, do tė duhej tė kundrohej, nė fakt, si njė “anullim aneksimi ilegjitim”. Nė tė vėrtetė, nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar kishte rėnė vetė Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovėn, nėpėrmjet pushtimit ushtarak. Prandaj, nė vend se Serbia tė pranojė veprimin e saj ilegal qė ka bėrė duke shkelur ligjin ndėrkombėtar , me aneksimin e Kosovės, tash pėrdor njė argument tė paqėndrueshėm shkencėrisht, historikisht dhe aktualisht, pėr “tė ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn” tė cilin, siē dėshmojnė faktet, e mbajti nė mėnyrė jolegjitime pėr njė periudhė shumė tė gjatė, pa pyetur asnjėherė popullin shumicė tė Kosovės dhe pa i marrė atij pėlqimin. Kėshtu,qėndrimet posesive serbe ndaj Kosovės qė i referohen historisė, janė dyfish tė pathemelta: qoftė “nė aspektin metodologjik tė cilėsimit tė karakterit kombėtar tė territorit”, qoftė “nė aspektin e sė vėrtetės materiale”, meqė Kosova pėrkundėr pohimeve serbe, “nuk ėshtė as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb”.

Sė dyti, vendimi mbi tė ardhmen e Kosovės nuk mund tė injorojė pozitėn kushtetuese tė Kosovės nė ish-Jugosllavi, me gjithė faktin se nuk gėzonte statusin e republikės, por ē’ėshtė e vėrteta, ishte pjesė pėrbėrėse e ish- Jugosllavisė, me territor dhe kufijtė e vet, tė cilėt nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj. Kosova ishte drejtpėrdrejtė e pėrfaqėsuar nė Federatėn e ish-Jugosllavisė, po sikurse republikat e saj, e jo nėpėrmjet tė Serbisė, sepse ashtu do tė kishim njė situatė paradoksale “tė inkuadrimit tė Serbisė nė Serbi dhe tė tri Serbive me tri vota nė Federatė”, ndėrsa njėsitė tjera “do tė kishin nga njė votė”. Se Kosova nuk ishte pjesė e Serbisė dėshmojnė shumė fakte historike dhe juridike.
Sė treti, e ardhmja e Kosovės nuk mund tė kundrohet e krahasueshme me secesionizmin nė disa nga vendet e botės. Kėtė duhet ta kenė parasysh ato shtete qė ende mbahen tė rezervuara ndaj pavarėsisė eventuale tė Kosovės. Ato do tė duhej t’i kėrkojnė dhe t’i gjejnė “pikat e pėrbashkėta” me disa vende tė botės qė janė pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore tė tjera. Kėshtu, raportet ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės janė tė krahasueshme me ato ndėrmjet Indonezisė dhe Timorit Lindor. Singapori ėshtė njė vend tjetėr qė duhet marrė parasyh. Rasti i Kosovės ka ngjashmėri edhe me atė tė Namibisė. Prandaj, pavarėsia eventuale e Kosovės nuk duhet krahasuar me secesionizmin nė disa anė tė tjera tė botės, ku lėvizjet secesioniste “nuk janė duke vepruar nė territore tė aneksuara qė nė mėnyrė tė njėanshme (kundėr vullnetit tė popullit dhe tė sovranėve tė mėhershėm) u janė bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janė duke operuar nė territore qė kanė qenė pjesė e kėtyre shteteve nė kohėn kur kėto shtete kanė filluar sė ekzistuari”, siē ėshtė rasti me Transdnjestrovle nė Moldavi ose me Osetinė Jugore dhe Abkhazinė nė Gjeorgji. Mė nė fund, shqiptarėt e Kosovės nuk janė tė krahasueshėm as me katalonėt, uelsianėt, baskėt, skocezet, korsikanėt..., sepse ata nuk u pėrballen, sikur shqiptarėt e Kosovės, me dėbim masiv, nga shtetet qė i kontrollojnė.

Sė katėrti,ekzistimi i Shqipėrisė si shtet shqiptar, nuk mund tė qėndrojė si pengesė pėr statusin shtet i pavarur dhe sovran tė Kosovės, po sikurse qė, tė sjellim shembuj nga historia e krijimit tė shteteve, “as ekzistimi i Rumanisė nuk qe pengesė pėr krijimin e shtetit tė Moldavisė ose qė ekzistimi i Francės nuk paraqiste pengesė pėr kantonet-shtete nė Zvicėr”. Mė nė fund, edhe nėse Kosova do tė konstituohej si shtet i shqiptarėve (ashtu dhe do tė duhej tė ndodhte),” ekzistimi dy shteteve shqiptare nė Ballkan do tė ishte mė parė hendikep, se sa pėrparėsi gjeopolitike e popullit shqiptar nė Ballkan”, duke pasur parasysh synimet historike tė shqiptarėve pėr tė jetuar sė bashku. Kosova i pėrmbush tė gjitha kushtet e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nėse bėhet fjalė pėr territorin, nė OKB janė tė anėtarėsuara 34 shtete me territor mė tė vogėl se sa Kosova. Nėse bėhet fjalė pėr popullatėn, nė OKB janė tė anėtarėsuara 58 shtete me popullatė mė tė vogėl se sa Kosova. Nėse bėhet fjalė pėr pranimin ose jo tė shteteve tė reja, nė OKB nė periudhėn prej 1990 – 2002, janė pranuar 34 shtete tė reja. Prandaj, nuk thuhet kot se “Aty ku janė tė pranishme faktet, fjalėt bėhen tė panevojshme”.
Mbi bazėn e argumenteve dhe fakteve qė u theksuan mė lartė, sado qoftė nė vija tė pėrgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndėrkombėtar i Kosovės do tė duhej tė ishte ekuivalent , pa asnjė mėdyshje, me pavarėsinė dhe sovranitetin, me subjektivitet tė njohur ndėrkombėtar, nė gjithė territorin e saj, pėrfshirė pjesėn veriore tė Kosovės dhe tė ashtuquajturat komuna me shumicė serbe. Pėr Kosovėn janė tė papranueshme persiatjet dhe kėrkesat serbe, tė kamufluara nė projektin pėr decentralizimin, pėr krijimin e dy entiteve ose pėr ndarjen e Kosovės.Vetėm njė shtet me territor tė unifikuar dhe shtrirje tė institucioneve dhe tė ligjeve tė tij nė gjithė atė territor, do tė mund tė pengonte invalidimin e tij.

Gjendja e ēėshtjes shqiptare nė segmentet e tjera tė veēuara tė saj

Shqiptarėt nė Maqedoni ende nuk gėzojnė njė status adekuat kushtetues. Deklarimi i pavarėsisė sė Maqedonisė ndodhi pa u sqarua pozicioni i etnikumit shqiptar dhe pjesėmarrja e tij nė rregullimin kushtetues tė kėtij vendi, pra pa u pėrkufizuar premisat dhe raportet brendapėrbrenda formacionit tė ri shoqėror. Pėr pasojė, regjimi sllavo-maqedonas nuk ndėrtoi njė qėndrim tė drejtė ndaj shqiptarėve etnikė, duke mos ngritur njė mekanizėm konsensual qė do tė mund tė ndalonte mundėsinė e majorizimit tė shqiptarėve dhe tė tė drejtave tė tyre qė, formalisht, u njiheshin mė parė, me gjithė pamundėsinė e realizimit tė tyre nė praktikė.Nė kėtė mėnyrė, Kushtetuta e Maqedonisė e vitit 1991 u bė gjeneratori themelor i krizės nė raportet shqiptaro- sllavo-maqedonase, pėr shkak tė pozitės denigruese kushtetuese –juridike tė shqiptarėve nė tė, nė mėnyrė tė veēantė pėr shkak tė trajtimit tė tyre si pakicė kombėtare. Bashkėsia ndėrkombėtare u angazhua pėr njė “marrėveshje historike” ndėrmjet shqiptarėve dhe sllavo-maqedonasėve qė, megjithatė, qoftė me parimet dhe zgjidhjet dhe nė mėnyrė tė veēantė, me zbatimin e tyre nė praktikė, nuk aresyetoi kualifikimin qė iu dha.Marrėveshja e Ohrit nuk i promovoi shqiptarėt si popull autokton, me tiparet e theksuara demografike tė numrit tė tyre dhe tė koncentrimit tė lartė dhe tė gjerė nė trojet e veta etnike, si dhe tė pėrbashkėta jetėsore nė kėtė republikė dhe, mbi kėtė bazė, konservoi pėr ta statusin e denigrues tė “pakicės kombėtare”, madje pa i pėrmendur fare, pėrveē se nė kuadėr tė “bashkėsive” qė pėrbėjnė “shtetin shumetnik”, edhe pse shqiptarėt, nė fakt, pėrbėjnė grupin mė tė shquar etnik tek i cili ėshtė rritur vetėdija se ai ėshtė subjekt politik qė, si krejtėsisht i barabartė me popullin maqedonas, ka tė drejtė tė jetė bartės i sovranitetit dhe shtet- formues, kėshtu qė Marrėveshja e Ohrit nuk e eliminoi shkaktarin themelor tė krizės nė Maqedoni-trajtimin e shqiptarėve si minoritet. E ardhmja e Maqedonisė mund tė ndėrtohet vetėm me pėrkufizimin e saj si shtet i popujve qė nėnkupton njohjen e subjektivitetit shtet-formues dhe kushtetues – juridik tė barabartė tė popullit shqiptar nė Maqedoni, si pikėnisje pėr nxjerrjen e njė kushtetute tė re tė saj. Nė Maqedoni duhet tė vendoset njė koncept i ri shtetėror “qė pamundėson dominimin sistemor tė njė etnikumi mbi tjetrin” dhe qė i cilėson shqiptarėt si popull autokton, si pjesė integrale e popullit shqiptar nė Ballkan, nė hapėsirėn kontinuele gjeografike ku ai jeton nė shumicė etnike, pra qė nuk i cilėson si “pakicė kombėtare”, por si popull me tė drejtėn e vazhdueshme dhe tė pashteruar tė vetėvendosjes kombėtare. Avancimi i statusit kushtetues- juridik i shqiptarwve nė Maqedoni ka mbėshtetje nė shumė argumente e fakte tė pakontestueshme historike, politike dhe kushtetuese – juridike, nga tė cilat po pėrmendim:

  • Se shqiptarėt nė Maqedoni kanė qenė gjithmonė, pra historikisht, element konstitutiv i shtetėsisė sė Maqedonisė, nga Republika e Krushevės( 1903), ASNOM- i (1944) dhe Kushtetuta e Maqedonisė(1974).
  • Se ata jetojnė nė trojet e veta etnike dhe se janė popull autokton nė ato troje;se ata i veēon kompaktėsia e tyre etnike, territoriale, historike, kulturore dhe gjuhėsore;
  • Se ata nė trojet e veta etnike janė popull shumicė dhe se ata nuk mund tė trajtohen si “pakicė kombėtare”: as pėr nga numri i popullsisė sė pėrgjithshme, as pėr nga shkalla e vetėdijės dhe as pėr nga zhvillimi shpirtėror dhe kulturor i tyre.
  • Se shqiptarėt nė Maqedoni pėrbėjnė njė grup tė shquar etnik dhe vetėdija e tyre mbi pėrkatėsinė asaj bashkėsie tė vjetėr etnike nuk mund tė injorohet njėanshėm.


Shqiptarėt qė jetojnė nė Jug tė Serbisė qė, nė fakt, pėrbėn Kosovėn Lindore, sistematikisht janė tė rrethuar me represionin dhe dhunėn e pushtetit serb. Represioni dhe dhuna e pushtetit serb nė komunat shqiptare (Preshevė, Bujanoc e Medvegjė), janė rritur nė mėnyrė tė veēantė pas artikulimit tė kėrkesave tė shqiptarėve pėr autonomi politiko –territoriale tė tyre, me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. Kjo kėrkesė e tyre u shpreh nėpėrmjet njė referendumi tė mbajtur me 1 e 2 mars 1992. Regjimi serb shqiptarėt e kėtyre trevave asnjėherė nuk i ka trajtuar si subjekt tė rėndėsishėm politik nė mėnyrė qė tė pėrfillė kėrkesat legale dhe legjitime tė tyre. Pėrkundrazi, ka shuar me represion dhe me dhunė ēdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr avancimin e pozitės politike e kombėtare tė tyre, edhe pse ata, nė fakt, pėrbėjnė shumicėn e popullsisė nė ato territore. Pretendimet e Serbisė pėr tė mbajtur “nėn pushtim” Kosovėn Lindore nuk mund t’i qėndrojnė kohės sepse, mė nė fund, komunat shqiptare tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės “ i janė bashkėngjitur Serbisė” nė kohė paqeje, e jo si pasojė lufte. E drejta e popullit pėr vetėvendosje nuk konsumohet me njė herė. Shqiptarėt e Kosovės Lindore gjithnjė e mė shumė po theksojnė pėrkushtimin e tyre pėr t’i (ri)lidhur fatet me Kosovėn, duke mos e konsideruar Serbinė, as si shtet tė vetin dhe as si “ombrellė sigurie” pėr tė ardhmen e tyre. Serbia, nė tė vėrtetė, ėshtė sjellur dhe vazhdon tė sillet armiqėsisht ndaj shqiptarėve etnikė dhe ky fakt pėrbėn thelbin e krizės nė marrėdhėniet e shqiptarėve dhe tė serbėve dhe e bėn shumė tė themeltė kėrkesėn e tyre pėr t’ iu (ri)kthyer etnisė sė vet. Madje, madje, kėrkesėn e shqiptarėve pėr t’u bashkuar me Kosovėn nuk duhet konsideruar si vetėm dhe kryesisht, kundėrpėrgjigje tė tyre represionit dhe dhunės qė kanė ushtruar dhe vazhdojnė tė ushtrojnė serbėt mbi ta, por si e drejtė legale dhe kombėtare e tyre, e mbėshtetur nė parimin e vetėvendosjes, tė prononcuar edhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare, si faktori mė pėrcaktues pėr fatet dhe tė ardhmen e popujve tė rrezikuar.

Me gjithė ca nismave qė janė ndėrmarrė pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi, ata vazhdojnė tė trajtohen si qytetarė tė rendit tė dytė dhe tė jenė tė privuar nga liritė dhe tė drejtat kolektive kombėtare. E kaluara e shqiptarėve nė kėto troje ishte e hidhur, po sikurse qė mbetet denigruese pozita e tashme kushtetuese – juridike e tyre, ndėrkohė qė pushteti malazias shtihet i shurdhėr pėr shumė kėrkesa legale dhe tė ligjshme tė shqiptarėve pėr emancipimin qytetar e kombėtar tė tyre, kėshtu qė ata pėrherė ndihen tė diskriminuar nė raport me malaziasit. Pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė pushtet dhe nė jetėn publike pėrgjithėsisht ėshtė fare i pakonsiderueshėm. Duke u nisur nga fakti se ata jetojnė nė trojet e veta etnike, nė njė rrip tė pandėrprerė territorial me shqiptarėt e tjerė nė Ballkan, nuk mund tė injorohet kėrkesa e vazhdueshme e tyre pėr ndryshimin e statusit kushtetues tė tyre nė mbarė republikėn, veēanėrisht pėr zgjerimin dhe forcimin e pushtetit lokal nė trevat ku pėrbėjnė shumicėn e popullsisė, po sikurse qė nuk mund tė injorohet as e drejta e tyre pėr vetėvendosje, nė kushtet dhe rrethanat, qė mund t’i krijojė e ardhmja e Ballkanit dhe e popujve qė jetojnė nė tė.

Kapitull mė vete paraqet ēėshtja ēame, e cila pėrmendet ndonjėherė ”sa ndėrgjegjė pėr tė larė”. Prania e shqiptarėve nė Greqinė fqinje ėshtė shumė e hershme. Shqiptarėt etnikė banojnė prej mijėra vjetėsh nė trojet e tyre, tė cilat janė nė vazhdimėsi tė pandėrprera me territorin e Shqipėrisė dhe tė cilat kanė qenė pėr mijėra vjet pjesė pėrbėrėse e territorit shqiptar, pavarėsisht nga kufijt qė u vendosėn nė vitin 1913. Ēėshtja ēame mbetet e hapur, por e paaktualizuar, as sa duhet dhe as si duhet nga shteti shqiptar. Ka mbetur i pazgjidhur problemi i pronave tė shqiptarėve nė Ēamėri, po sikurse qė ka mbetur i pazgjidhur problemi i njohjes, nė shkallė tė kėnaqshme, i tė drejtave dhe lirive kombėtare tė shqiptarėve qė jetojnė aty. Ēėshtja ēamė kėrkon trajtim politik. Ky ėshtė thelbi i problemit. ”Ēėshtja ēame ėshtė pėrdorur pėr pazare politike me qėllim krijimin e njė stabiliteti ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė”. Qeveria e Shqipėrisė po e neglizhon kėtė ēėshtje. Nuk ka dyshim se ēėshtja ēame mbetet njėra “nga pikat kyēe” , nga ato pika qė “mbajnė pezull“ marrėdhėniet ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Pėrfundimi ėshtė i qartė: “nuk mund tė ketė marrėdhėnie tė mira ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė, nėse nuk zgjidhet ēėshtja ēame”: kthimi i ēamėve nė tokat e tyre, e drejta e pronės dhe tė gjitha tė drejtat e tjera qė burojnė nga dokumentet e sė drejtės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.


Shqipėria

Shqipėria po kalon nėpėr njė periudhė nė tė cilėn konsolidimi i rendit demokratik dhe ndėrtimi i shtetit ligjor paraqesin detyrė mbi detyrat. Shqipėria duhet tė kalojė prej “demokracisė sė qeverisur” nė “demokracinė qeverisėse”. Pėr kėtė qėllim, nė Shqipėri duhet tė vėhet nė veprim njė katėrkėndėsh, nė ēdo kėnd tė sė cilit do tė duhej tė vendoseshin koha, shteti, populli dhe qeveria. Sipas njė aforizmi tė vjetėr, koha ėshtė, shprehur nė mėnyrė figurative, deti; shteti ėshtė anija; populli ėshtė era, ndėrsa qeveria ėshtė vela. Shqipėria ėshtė para mundėsisė qė “tė korrigjojė tė kaluarėn”. Njė porosi duhet mbajtur para vetės: ėshtė shumė mė mirė tė korrigjosh sė pari, se tė gabosh sė dyti. Shqipėria ka edhe njė detyrė tė shenjtė: tė interesohet pėr fatet e shqiptarėve kudo qė janė tė shpėrndarė dhe “ta mbajė gjallė” synimin shekullor tė tyre pėr tė jetuar bashkė. Zhvillimet nė Kosovė dhe nė segmentet e tjera tė veēuara tė ēėshtjes shqiptare, Shqipėria “nuk mund dhe nuk duhet t’i vendosė” nė “kallėpe tė thjeshta e tė pėrdorura politike”. Nuancat mė tė reja tė zhvillimeve politike, veēanėrisht nė Kosovė dhe rreth saj, kėrkojnė prej Shqipėrisė “pozicionime mė tė zhdėrvjellta, duke e qėruar strumbullarin e politikės shqiptare nga nyjat e lėkurat e panevojshme qė janė ruajtur pėr shumė kohė”.

Ēfarė mund tė bėjmė dhe ēfarė duhet tė bėjmė?

Kemi para vetės shumė detyra pėr tė cilat duhet tė pėrcaktojmė edhe rendin, edhe procedurat, edhe bartėsit, edhe afatet pėr pėrmbushjen e tyre.
Duhet tė mblidhemi rreth njė qėndrimi qė tė mos miratojmė kėrkesa pėr sakrifikimin e interesit kombėtar “pėr hir tė paqes ballkanike”, ndėrkohė qė nė zhvillimet e dekadės sė fundit nė Evropėn Juglindore jemi parė si “pjesė e krizės sė pėrgjithshme” dhe si “shkaktarė tė jostabilitetit dhe kėrcėnim potencial tė paqes dhe zhvillimit nė Ballkan”, edhe pse, ē’ėshtė e vėrteta, shqiptarėt, edhe nė fundshekullin e kaluar dhe nė fillim tė kėtij shekulli, po pėrballen me mungesėn e pavarėsisė politike nė hapėsirėn e tyre etnike dhe se kanė shtetin e tyre qė pėrfshin mė pak se gjysmėn e popullatės shqiptare nė Ballkan. Prandaj, politika dhe diplomacia shqiptare duhet tė hulumtojnė dhe tė gjejnė udhėt pėr kundrimin dhe shtruarjėn e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare si njė dhe tė bashkuar. Ēėshtja shqiptare ende nuk cilėsohet dhe nuk njihet si ēėshtje e njė populli dhe njė kombi tė ndarė padrejtėsisht.
Atomizimi i ēėshtjes shqiptare ėshtė njė pozicion politik qė ka mbajtur Evropa nė tė kaluarėn e shqiptarėve. Sot ka pėrpjekje tė Evropės pėr tė bėrė njė, si tė thuash, korrigjim me rastin e Kosovės dhe njohjes sė pavarėsisė eventuale tė mbikėqyrur tė saj, por nuk do tė dėshironim qė drejtėsia e vonuar tė na dalė “drejtėsi e cunguar”.
Shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė nxori nė pah ēėshtjet e pazgjidhura kombėtare nė kėtė pjesė tė Evropės, e veēanėrisht nxori nė pah ēėshtjen e pazgjidhur tė kombit shqiptar. Ēėshtja shqiptare kėrkon pėrfillje adekuate ndėrkombėtare, me pėrgjegjėsi tė plotė historike e politike tė qendrave ndėrkombėtare tė vendimmarrjes: “kėrkon vetėdijėsimin e plotė ndėrkombėtar pėr pozitėn kombėtare tė shqiptarėve sot dhe pėr falsifikimin e historisė sė tyre nga pushtuesit fqinjė”.
Pėrkundėr angazhimit tė deritashėm, ende nuk i kemi thėnė dhe nuk i kemi dhėnė Evropės tė vėrtetėn tonė historike dhe nuk kemi argumentuar tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje, tė ligjshme politikisht dhe juridikisht. Kjo do tė duhej tė ishte komponentja nisėse e ēdo argumentimi dhe faktimi tė problemit tė Kosovės dhe tė shqiptarėve sot, pra edhe e ēdo analize e shqyrtimi pėr tė. Argumentimi dhe faktimi i kėsaj tė drejte tė shqiptarėve ėshtė i nevojshėm dhe i rėndėsishėm, pėr shkak tė aplikimit tė standardeve tė dyfishta nė lidhje me tė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare Ajo, nė njėrėn anė, pėrligj ndryshimin e kufijve me dhunė e gjenocid nė mjediset heterogjene etnike dhe, nga ana tjetėr, mohon vetėvendosjen e shqiptarėve nė hapėsirėn e tyre homogjene etnike.
Vetėm me njė angazhim mė tė madh nė pėrhapjen e sė vėrtetės mund tė llogarisim se bota, mė nė fund, do tė mėsojė realitetin e Shqipėrisė Etnike ose Natyrale, e cila veēanėrisht nė qarqet serbe, paraqitet si “Shqipėri e Madhe”. Sintagma “Shqipėri e Madhe” nuk paraqet njė doktrinė tė shqiptarėve, siē paraqesin, pėr shembull, “Naēertanija” serbe dhe “Megalideja”greke. Shqiptarėt, nė tė ardhmen e tyre, nuk kanė pretendime pėrtej hapėsirės sė tyre etnike. Kėto pretendime ata nuk i kishin asnjėherė mė parė. Kjo provohet me faktin se ata asnjėherė nuk ishin pushtues, por, nė tė shumtėn, qenė dhe vazhdojnė tė mbahen tė pushtuar.
Opinionit ndėrkombėtar duhet vazhdimisht t’ia bėjmė me dije se :

  • e para, se Kosova,”administrativisht, nė mėnyrė tė imponuar”, u bė “pjesė e Serbisė”, ndėrsa “shpirtėrisht dhe mendėrisht ajo ka qenė gjithė pjesė e Shqipėrisė”;
  • e dyta, se Kosova, njė prej katėr vilajeteve shqiptare, u kthye nė njė territor tė pretenduar mes shqiptarėve dhe serbėve qė prej Kongresit tė Berlinit mė 1878, kur ajo, me njė vendim tė fuqive tė mėdha evropiane u la brenda shtetit tė saponjohur tė Serbisė”;
  • e treta, se me vendim tė fuqive tė mėdha evropiane viset shqiptare iu dhanė Malit tė Zi dhe Greqisė;
  • e katėrta, se konjukturat ndėrkombėtare deri mė sot nuk e vranė mendjen pėr t’iu kthyer shqiptarėve padrejtėsinė e bėrė;
  • e pesta, se rrethanat e reja tė krijuara nė Evropė sollėn kėrkesėn e moderuar tė shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės, duke menduar kėshtu se ky opsion do tė gjente “mbėshtetjen ndėrkombėtare”.Ky kompromis i shqiptarėve nuk u kuptua nga serbėt.


Ēėshtja e Kosovės u vėshtėrėsua institucionalisht qė kur bashkėsia ndėrkombėtare atė e konsideroi si ēėshtje mes shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbisė, madje tė dy palėve serbe: tė serbėve tė Kosovės dhe tė Serbisė. Kėtu qėndron difekti. Difekti tjetėr ėshtė qė bashkėsia ndėrkomėbėtare “hapi bisedime” mes palėve, edhe vetė e ndėrgjegjshme se nuk do tė arrihet asnjė rezultat prej tyre. Difekti tjetėr ėshtė qė, nėse veē janė hapur bisedimet, pse tė pėrjashtohet Shqipėria si palė nė to. Pavarėsia e Kosovės do tė mund tė kuptohej si kompromis vetėm mė atė kusht. Dhe, difekti i katėrt ėshtė se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrpjekur tė gjejė zgjidhjen nėpėrmjet formave tė lidhjeve tė Kosovės dhe Serbisė, nė vend se tė mendojė pėr lidhjet e mundshme mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė sigurohej njė shkallė mė e lartė e ekuilibrit rajonal qė, qoftė nė tė ardhmen mė tė afėrt ose mė tė largėt, do tė duhej tė vendosej nė Ballkan.
Angazhimi ynė ende nuk ėshtė nė pėrputhje me detyrat qė kemi pėr tė avancuar statusin e kombit tonė. Ndryshimi nė mes asaj qė po bėjmė pėr ēėshtjen tonė dhe asaj qė jemi nė gjendje tė bėjmė pėr ēėshtjen tonė ende ėshtė shumė i madh. Nuk ka dyshim se “ėshtė mė lehtė tė mbash fjalime, se tė mbash fjalėn”. Ne shqiptarėt mbajmė shumė fjalime, premtojmė, zotohemi, ama rendimentet tona janė ende shumė tė ulta.
Duhet tė ecim nėpėr njė proces tė konsolidimit tė brendshėm kombėtar. Kjo nuk pėrbėn vetėm njė detyrė, por edhe njė borxh kombėtar qė duhet paguar.

  • Veprimi i parė qė do tė duhej tė bėnim ne shqiptarėt sot ėshtė qė tė ndryshojmė raportet nėpėr tė cilat kemi kaluar deri mė tash. Jemi sjellur dhe vazhdojmė tė sillemi nė mėnyrė komode pėrballė ēėshtjes sonė tė pazgjidhur kombėtare.
  • Veprimi i dytė qė duhet tė bėjmė ėshtė qė tė bashkohemi nė projekte kombėtare qė do tė thotė : tė ulemi nė sofra kombėtare, pėrpara se tė bisedojmė nė tryeza ndėrkombėtare.


Sot pėrballemi me pyetjen: a duhet tė pėlqejmė atė qė kemi, nėse nuk kemi atė qė pėlqejmė? Paraprakisht, duhet t’i pėrgjigjemi pyetjes: Si “tė ecim bashkė tė ndarė”?
Njė gjė ėshtė e sigurt: do tė mposhtemi vetėm nėse do tė na mungojė qėndresa e pėrbashkėt.
Trauma e ēėshtjes shqiptare ishte pėrherė “kornizmi i zgjidhjes sė ēėshtjes qė e kanė imponuar Fuqitė e Mėdha”. Edhe vendimi eventual pėr “pavarėsi tė mbikėqyrur tė Kosovės”, i projektuar nga Ahtisaari, nuk i shpėrthen kornizat e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, qė imponojnė Fuqitė e Mėdha. Edhe kėsaj rradhe, pėr Kosovėn, tė shprehem figurativisht, edhe tekstin, edhe muzikėn, edhe aranzhmanin, po e bėjnė tė tjerėt.
Shumė shpejt do tė ballafaqohemi me pyetjen tjetėr: Ēka pas?
Pa i zbėrthyer, po pėrmend disa nga detyrat qė do tė dalin para nesh.

  • Sė pari, veprim i harmonishėm i yni.
  • Sė dyti, vendosje e tėrėsisė sė ēėshtjes me njė tryezė.
  • Sė treti, vėshtrimi kritik i udhės sė kaluar.
  • Sė katėrti, projektimi i qartė i sė ardhmes, me kalimin nga spektatorė nė farkues tė fatit tonė.
  • Sė pesti, mbledhje e potencialit shumė tė madh krijues kombėtar, shkrirje e tij dhe ecje nė drejtimin e duhur.


Cila do tė mund tė ishte qasja?

  • Njė, ēėshtja shqiptare u takon tė gjithė shqiptarėve, prandaj me tė do tė duhej tė merreshin tė gjithė shqiptarėt.
  • Dy, padyshim se pėrgjegjėsinė mė tė madhe e ka dhe duhet ta ketė Shqipėria dhe ajo do tė duhej tė vėhej nė “ballė tė detyrės”, nga spektator tė shndėrrohet nė aktor.
  • Tre, angazhimi i shqiptarėve do tė duhej tė fokusohej nė ruajtjen e jashtme tė tėrėsisė sė ēėshtjes, duke mos miratuar ēelnikosjen e pjesėve tė copėzuara tė saj me zgjidhje tė pjesshme.
  • Katėr, pėrcaktimet dhe zgjidhjet e pjesshme tė ēėshtjes, pėrfshirė aty edhe ēėshtjen e Kosovės, do tė duhej, nga vetė shqiptarėt, tė kualifikoheshin dhe trajtoheshin si kaluese dhe tė merren pėrgjegjėsitė nga bartėsit e tyre qė tė mos lejojnė invalidimin pėr jetė tė tėrėsisė sė ēėshtjes ose edhe ndalimin e saj.


Nuk mund t’ i qėndrojnė gjatė kohės qėndrimet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr moslejimin e bashkimit tė pjesėve tė popujve. Kosova ėshtė shkėputur nga tėrėsia, po fatet e saj ndėrlidhen me fatet e tėrėsisė : tėrėsia varet prej saj.
Nė qasje duhet tė theksohet edhe njė fakt tjetėr, shumė i rėndėsishėm. Pa nėnēmuar kontributin shumė tė ēmueshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare, SHBA-ve, NATO-s dhe BE-sė, duhet tė kemi parasysh se nuk mund tė amnistohemi nga pėrgjegjėsia pėr tė nesėrmen tonė pėr tė cilėn po vendoset sot. E theksojmė kėtė qė tė jemi shumė tė kujdesshėm pėr veprimet tona tė mėtejshme, nė mėnyrė qė, siē thuhet ndonjėherė figurativisht, duke “i hequr vetullat, tė mos i heqim edhe sytė”.
Sot po shkruhet njė histori e re e popullit shqiptar. Eshtė histori tė shkruash historinė me dorėn tėnde. Tė gabosh, e tė mos korrigjohesh, do tė thotė tė gabosh, me tė vėrtetė.
Pas 500 vjetėsh “Lepe pekej, Abej”; pas afro 100 vjetėsh “Razumem druzhe”; pas afro 10 vjetėsh “Yes sir”, shqiptarėt duan qė, pėrfundimisht tė kalojnė nė :”Po, zotėri”. Ata e kanė kėtė tė drejtė, duhet tė angazhohen pėr tė dhe do ta fitojnė, por para vetės duhet tė mbajnė njė numėr porosish. Me disa porosi pėr shqiptarėt edhe po e mbyll fjalėn time.

  • Tė bashkuar, edhe tė pamundshmėn, e bėjmė tė mundshme;
  • Tė ndarė tė mundshmėn e bėjmė tė pamundshme.
  • Tė veprosh i pabashkuar ėshtė njėjtė sikur tė bashkohesh pa vepruar.
  • Tė armiqėsohesh me tėndin, ėshtė njėjtė sikur t’i vėsh zjarrin shtėpisė sate.
  • Tė presėsh bukėn qė po piqet kėrkon, mė sė paku, kujdesin qė tė mos digjet.
  • Asnjėherė nuk ndėrtohet mė mirė me duart e huaja se sa me duart tua.



















LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü